Breaking News :

nothing found
27-09-2023

Katër kandidatë për kryetar të LSDM-së, ja kush janë!

Advertisement

Komisioni Qendror Zgjedhor i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë sot do t’i verifikojë kandidaturat për kryetar të partisë, pasi afati për aplikim skadoi dje në ora 16:00, përcjell TV21. Kandidaturë për kryetar të LSDM-së kanë paraqitur Dimitar Kovaçevski, zëvendësministër aktual i Financave, Frosina Remenski, ish-deputete dhe nënkryetare e LSDM-së, Vllastimir Aleksovski, anëtar dhe aktivist i LSDM-së nga organizata komunale e partisë nga Kumanova dhe Jovan Despotovski drejtori i Drejtorisë së Zonave të Zhvillimit Industrial Teknologjik.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, pas përfundimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, duke marrë përgjegjësi për, siç tha ai, rezultatet e dobëta në zgjedhje. Me vendim të Këshillit Ekzekutiv janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake, që do të mbahen më 12 dhjetor të vitit 2021.

Procedura e kandidimit ka nisur më 27 nëntor dhe ka përfunduar dje.

Ndryshe, kandidatët për kryetar të LSDM-së duhet të plotësojnë kushtet si; të jetë së paku pesë vjet i anëtarësuar në parti, të jetë zgjedhur nga Kongresi së paku një herë si anëtar i njërit prej organeve të partisë.

Zgjedhjet lokale brendapartiake do të zhvillohen nga 80 komisione komunale zgjedhore dhe Këshilla të vendvotimeve.

Advertisement

Read Previous

“Me Borën”, Luana Vjollca paraqitet atraktive nga pushimet në Zvicër

Read Next

Sadiki për “BTV”: Nëse kjo tra*gjedi nuk zbardhet, do të ketë shumë pasoja!