“Katar 2022″/ Spanja: Nuk e njohim Kosovën, do luajmë me rregullat e FIFA

Ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha González Laya ka reaguar pas lajmit se Kosova dhe Spanja do të jenë konkurrente në Botërorin “Katar 2022”.

Arancha González Laya është shprehur se Spanja nuk e njeh ende Kosovën si shtet të pavarur, por kjo s’do të thotë se nuk do të luajë me të.

Ministrja e Jashme ka garantuar se ndeshjet do të luhen sipas rregullores së vendosur nga FIFA. Ndërkohë që puna, sipas saj, duhet të nis që tani se ku do të luhen dy sfidat.

 “Këtu po luajmë sipas rregullave të FIFA. Spanja padyshim që nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, por kjo nuk do të thotë që Spanja nuk merr pjesë në turne në të cilat merr pjesë Kosova.Tani, për të arbitruar se cilat do të jenë modalitetet e ndeshjeve midis Spanjës dhe Kosovës, dhe unë gjithashtu insistoj Greqinë dhe Kosovën, ne do të negociojmë ose diskutojmë me FIFA siç bëjmë gjithmonë, sipas rregullave të futbollit dhe të drejtat ndërkombëtare’’

Advertisement
– theksoi ministrja spanjolle.

Sipas rregullit të FIFA-s, përfaqësueset që nuk duan të presin Kosovën në ‘shtëpitë’ e tyre, mund t’i luajnë në territore neutrale siç bëri Moldavia në Ligën e Kombeve, por kjo duhet bërë vetëm duke e negociuar më parë edhe me vetë Kosovë./Opinion.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like