Kasami uron pavarsinë e Kosovës

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka uruar pavarsinë e Kosovës.
Ja urimi i plotë: Kosovë, urime pavarësinë! Sot, shqiptarët kudo që janë, festojnë ditën e mëvetësisë, festojnë një anë zemre të një Shqypnie.
Kosova po rritet. Ajo mbushi 13 vite të pavarura. Sa e bukur, kur sheh dashurinë tonë, atë që është stërvuajtur me vite e me dekada teksa rritet me dashuri, përkushtim dhe shpresë, ashtu siç e do edhe vetë populli. Dardani e të shkuarës, Kosovë e së tashmes dhe e së ardhmes, të urojmë edhe shumë ditëlindje tjera, me shpresën dhe qeverisjen e re, që e ardhmja juaj e afërt të jetë pjesë e Aleancës Euro-Atlantike – NATO si dhe Bashkimit Europian.
Në emër timin, e të Lëvizjes BESA, Gëzuar KOSOVË!, ka shkruar Kasami./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like