Kasami uron Kurtin e Osmanin për fitoren në zgjedhje, ja porosia e tij

Kreu i Besës Bilall Kasami në Facebook ka uruar Kurtin dhe Osmanin për fitoren e VV-së, shkruan nmk-post. Kasami thotë se fitorja e VV-së në Kosovë tregon vullnetin e pa mohueshëm të popullit.
Ja postimi i plotë i Kasamit:
“Rezultati historik i zgjedhjeve tregon vullnetin e pamohueshëm të popullit të Kosovës për Lëvizjen VETËVENDOSJE, njëherit reflekton shpresë dhe gëzim edhe tek populli shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pa pasur asnjë dyshim se suksesi do të jetë i pandashëm nga kjo shumicë e re parlamentare, në emrin tim dhe në emër të Lëvizjes BESA i uroj kreut të VV-së Albin Kurti dhe Presidentes në detyrë Vjosa Osmani punë të mbarë në këtë mandat dhe në sfidat e reja të rrugëtimit Euro-Atlantik të Republikës së Kosovës”, shkruan Kasami./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like