










Kryetari i Lëvizjes Besa, njëherit edhe i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka pritur në takim, ambasadorin Bullgar në RMV.
Kasami nëpërmes “Facebook”, ka njoftuar për këtë takim dhe ka thënë se theks i veçantë i është vendosur krizës alarmante dhe daljes nga e njëjta, raporton Monitor.mk
Kasami shtoi se është diskutuar në veçanti edhe për tërhekjen e sa më shumë investimeve të huaja në Tetovë.





“Sot, në hapësirat e komunës së Tetovës mirëprita ambasadorin e Republikës së Bullgarisë z. Angel Angelov. Me z. Angelov biseduam zhvillimet e fundit dhe problematikat që ballafaqohemi në komunën tonë, diskutuam edhe mundësinë e daljes nga kjo krizë alarmante e me theks të veçantë ishin investimet e huaja dhe krijimi i një fryme të re bashkëpunuese që do t’iu sillte dobi qytetarëve tanë”, ka shkruar Kasami./Monitor.mk/.