Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Kasami priti në takim ambasadoren e Kroacisë në Maqedoninë e Veriut znj. Nives Tiganj

Advertisement

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Maqedoninë e Veriut znj. Nives Tiganj. Siç bën të ditur ne statusin e tij z.Kasami, në takim është biseduar për intesifikimin e bashkëpunimit mes komunës së Tetovës dhe komunave të Kroacisë.

Më poshtë ju sjellim statusin e plotë.

Sot, realizova takim me ambasadoren e Kroacisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e saj, znj, Nives Tiganj.
Në një atmosferë shumë konstruktive dhe miqësore, u ngritën çështjet për thellimin e bashkëpunimit. Në takim u ra dakord që të intensifikohen bashkëpunimet ndërmjet Komunës së Tetovës dhe komunave të Kroacisë.
Poashtu pata nderin që të marr pjesë edhe në kuvendin zgjedhor të Shoqatës kroato-maqedonase, e cila njëkohësisht paraqet edhe respekt për qytetin e Tetovës.

Komuna jonë është e interesuar për investime të huaja dhe ofron kushte të favorshme për investime në sektore të ndryshme.

Advertisement

Read Previous

“El Chapo femër”: Nga politikane në ‘mbretëreshë’ e kokainës

Read Next

Dalin pamjet, ushtria amerikane stërvit forcat e Kosovës