










Kryetari i Lëvizjes BESA dhe njëherit kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka uruar 3 dhjetorin, ditën ndërkombëtare të Përsonave me Aftësi të Veçanta. Kasami ka shkruar se në një ditë si kjo duhet të rikujtojmë se personat me aftësi të veçanta kanë aftësi të shumta.





Më poshtë ju sjellim statusin e plotë.
Aftësia e veçantë nuk është thjesht një çështje e shëndetit publik, por gjithashtu është edhe çështje e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të shoqërisë.
3 Dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta.
Në një ditë të tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme që të kujtojmë se personat me aftësi të veçanta, kanë aftësi të shumta.
E tëra që duhet të bëjmë është që të sigurohemi që ato aftësi të lulëzojnë dhe të shkëlqejnë me qëllim të realizimit të të gjitha ëndrrave të tyre./ ka shkruar Kasami.