Karnten, Austri: Vaksinën e parë e jep mjeku strugan Lirim Useini

Vaksina e parë anti Covid-19 në rajonin (shtetin) Karnten të Austrisë është dhënë në ordinancën shëndetësore të mjekut strugan dr. Lirim Useini, informon NMK-Post. Ështe vetë mjeku strugan i cili ia ka dhënë pacientit austriak. Sipas planifikimit të autoriteteve shëndetësore të këtij qyteti ky privilegj iu dha ordinancës së dr. Useinit, i cili është një nga mjekët më në zë në këtë qytet.

“Sot filluam me vaksinimin në Karnten. Vaksinën e parë u dha në ordinancën tonë. Qytetari i vaksinuar ndjehet mirë dhe gjithçka shkoi në rregull. E rëndësishme është se interesi për marrjen e vaksinën është i lart dhe qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë e vaksinës për shëndetin e tyre” tha për NMK-Post dr. Useini. Në vazhdim ai ka bërë apel edhe një herë që qytetarët gjithkund ta kuptojnë se vaksina është një shpresë e re për ruajtjen e shëndetin dhe rikthim të jetës normale. “Vaksina për momentin është i vetmi mekanizëm mbrojtës dhe njerëzit duhet ta kuptojnë se me vaksinimin jo vetëm që mbrojnë veten e tyre por edhe njerëzit e tjerë. Me marrjen e vaksinës ndihmojmë që kjo periudhë e zymtë pandemike të përfundoj sa më shpejtë. U bëj apel edhe bashkëvendasve të mij që të vaksinohen sa tju jepet mundësia” ka thënë dr/ Useini.

Advertisement

Kryetari i shoqatës së shqiptarëve në Klangenfurt Ardian Dervishi për NMK-Post ka deklaruar se si shoqatë ndjehen mjaft krenar për veprimtarinë e dr. Useinit, duke shtuar se ai paraqet një shembull të shkëlqyeshëm për komunitetin shqiptar në Austri. “Ne si shoqatë, por edhe si shqiptarë ndjehemi mjaft krenar me dr. Lirim Useinin. Shembulli i tij na inkuroajon që si komunitet të kontribuojmë në çdo fushë. Doktor Lirimi jo vetëm që na shëron por edhe është shembull për ne si një profesionist i suksesshëm” tha Dervishi.

Dr. Lirim Useini është nga Dollogozhda e Strugës, ndërsa aktivitetin e tij si mjek e ushtron në Karnten të Austrisë për më shumë se dy dekada. Në qytetin e Karntenit dr. Useini është një mjek mjaft autoritativ dhe njihet si një ndër mjekët më të mirë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like