Ndotja enorme e ajrit në vend është alarmante dhe për këtë shkak duhet të vendoset karantinë, thotë ambientalisti Afrim Osmani. Ai shton se numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur është dyfish më i madh se vdekjet nga koronavirusi.
“Ku është logjika që për vdekjen e 1 mijë e 600 persona të futet karantina, gjendja e jashtëzakonshme, duke e neglizhuar dhe anashkaluar atë se 3 mijë persona në vit na vdesin nga aero-ndotja. Në përgjithësi këtë e marrim me jo seriozitet”, deklaroi Afrim Osmani – ambientalist.
Profesor Osmani shton se policia ashtu sikur që dënon për mosmbatjen e maskave njësoj duhet të dënojë ndotësit e ajrit.
“Masat anti-kovid janë mbajtja e maskës siç është rasti edhe mbajtja e maskës nga aero-ndtoja. Më pas e kemi komunikacionin i cili është një nga faktorët kyç për ndotjen, duhet të ketë restriksione në komunikacion dhe në fund pse jo karantina e popullatës në përgjithësi”, shtoi Osmani – ambientalist.
Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Kavadari radhiten në qytetet më të ndotura në botë. Nëse grimcat PM 10 dy ditë radhazi kanë tejkaluar pragun e lejuar mbi 175PM10 atëherë qeveria del me rekomandime.
- Të lirohen nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike
- Të mos organizohen ndeshje sportive dhe manifestime të tjera kulturore në hapësira të hapura
- kryerje të kontrolleve të shpeshtë të instalimeve të filtrave
Sipas hulumtimeve ngrohja është njëra nga shkaqet për ndotjen e ajrit, e Qytetiti i Shkupit disa herë me radhë ka subvencionuar inverterë, por kjo nuk mjafton për uljën e ndotjes së ajrit. Pjesa më e madhe e qytetarëve ngrohet me drunj. Nga ana tjetër automjetet janë shkaktari i dytë për nga ndotja e ajrit por ende nuk janë në funkson etiketat ekologjike të kuqe, të verdha dhe të gjelbra që duhet t’i klasifikojnë automjetet sipas shkallës së lëshimit të gazrave./tv21