Karakaçanov me porosi për Shkupin: Ndaloni urrejtjen, jemi një popull

“Ndaloni urrejtjen, jemi një popull.” Kjo është porosia më e re e Zv/Kryeministrit bullgar, Karakaçanov për Maqedoninë e Veriut. Sipas Karakaçanovit është naive të pritet që pozicioni i Bullgarisë të ndryshojë pas zgjedhjeve të pranverës ose presionit eventual të administratës amerikane të Xho Bajdenit.

Mos guxoni të shpresoni, siç thotë populli bullgar nga të dy anët e kufijve, nga kjo anë e Osogovës dhe nga tjetra. Përfundojeni punën, zbatojeni Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe punët do të rrjedhin! Ndaloni së edukuari të rinjtë me gjuhë urrejtje ndaj bullgarëve, sepse ne jemi një popull. Njëra palë të edukojë që të urrehet tjetri, është tërësisht e palogjikshme, joproduktive dhe nuk do të çojë në BE”, pohoi Krasimir Karakaçanov, Zv/kryeministër i Bullgarisë.

Por një ditë më parë, megjithëse jo për të parën herë, kryeministri Zaev tha se identiteti maqedonas as nuk kontestohet e as nuk negociohet.

As në të kaluarën e as tani, mbiemri “maqedonase” nuk ka qenë problem. (14:00) Ai është mbiemër i identitetit dhe nuk është kontestues dhe asnjë herë nuk do të lejojmë dikush ta kontestojë.” (15:30) Për gjëra që nuk bisedohet askund në botë nuk do të lejojmë të bisedohet as këtu, e ato janë identiteti dhe gjuha maqedonase”, tha Zoran Zaev, Kryeministër (25.01.2021).

Advertisement

Shkupi e Sofja kanë shkëmbyer plane-aksionare, si përgatitje për mbajtjen e konferencës ndër-qeveritare, por data e takimit ende nuk është caktuar. Ndonëse përmbajtja e tërësishme e planeve aksionare nuk është publikuar, funksionarë nga Shkupi e Sofja kanë pranuar se në versionin bullgar është reflektuar qëndrimi i Sofjes se identiteti maqedonas ka prejardhje bullgare.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like