Karakaçanov i përsëriti kërkesat e tij para Parlamentit bullgar

Bullgaria vazhdon ta mbështesë idenë për eurointegrimin e Ballkanit Perëndimor, por kjo mbështetje nuk është e pakushtëzuar dhe nuk mund të realizohet në rast të mospërmbushjes së marrëveshjeve bilaterale midis Bullgarisë dhe shteteve përkatëse ballkanike.

Këtë e porositi zëvendëskryeministri bullgar dhe ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov në fjalimin e tij në Parlament, ku i informoi deputetët bullgarë për marrëdhëniet në relacionin Shkup – Sofje për kornizën negociuese dhe për fillimin eventual të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njofton BGNES.

Karakaçanov tha se Qeveria bullgare e respekton Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë dhe pozitën kornizë, të konfirmuar me deklaratën e Parlamentit.

“Fillimisht askush nuk ka kryer presion mbi Qeverinë bullgare. Kryesimi gjerman për momentin shprehu qëndrim të jetë ndërmjetës nëse është e nevojshme në bisedimet midis të dyja palëve. Nuk është bërë presion mbi Qeverinë bullgare. Së dyti – në bisedimet me përfaqësues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bullgaria e konfirmoi pozitën e saj të qartë se ne jemi “pro” anëtarësimit të Maqedonisë në BE, por vlerësojmë se Marrëveshja e 1 gushtit 2017 nuk implementohet, në pajtim me dispozitat e tij”, deklaroi Karakaçanov. Sipas tij shembull për këtë është puna joefikase e Komisionit të përbashkët të Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe publikimet në mediat e Maqedonisë, të cilat siç theksoi, përmbajnë retorikë antibullgare.

“Pa tejkalimin e gjuhës së urrejtjes, pa rishikim të qartë të sistemit arsimor, i ndërtuar mbi fakte të pavërteta, nuk ekziston mënyrë vendi të japë pëlqim për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare për fillimin e negociatave për kyçjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE”, porositi Karakaçanov.

Sipas tij “autoritetet në Shkup vlerësojnë se pasi tashmë Bullgaria i ka hapur dyert për në NATO, mund të detyrohet ose me mjete të tjera politike të pajtohet ta hedhë pozitën e saj kornizë nga viti i kaluar dhe deklaratën në Parlament”.

Advertisement

“Nga ana jonë disa herë është shpjeguar se Qeveria nuk e ka për qëllim dhe nuk mund t’i shkëpusë vendimet e Parlamentit bullgar, pasi Bullgaria është republikë parlamentare. Për ne çështja mbetet e hapur”, tha ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë.

Karakaçanov dha edhe shqyrtim të shkurtër të ngjarjeve rreth bisedimeve të fundit me delegacionin e Maqedonisë të martën.

“Ato kanë zgjatur për një kohë të gjatë, nga mëngjesi deri vonë pasdite. Ditën tjetër të mërkurën pati konferencë onlajn, në të cilën morëm pjesë unë dhe Ekaterina Zaharieva si zëvendëskryeministra, të autorizuar që t’i udhëheqim këto bisedime. Prej anës së tyre pati përfaqësues të nivelit të njëjtë. Nuk erdhëm drejt një vendimi të njëjtë edhe atë për shkak se kolegët nga Shkupi nuk deshën t’i pranojë dispozitat të cilat janë shprehur qartë në pozitën kornizë bullgare”, tha Karakaçanov. 

Advertisement
Advertisement

You May Also Like