Kapet me 1 ton amfetamin, në aksion ndërkombëtar në Aeroportin e Shkupit, policia e hesht rastin

Estimated read time 1 min read

Këto ditë në Aeroportin e Shkupit është kapur një dërgesë me 1 ton tableta amfetamin, në pronësi të një biznesmeni nga Shkupi. Aksionin e kanë realizuar agjenci ndërkombëtare për luftë kundër krimit dhe tregëtisë me narkotikë dhe njësi speciale të policisë së Maqedonisë së Veriut.

Tabletat Amfetamin janë të njohur si helmi modern i rinisë, që përdoret nëpër lokale dhe ngjarje argëtuese. Siç mësohet nga një denoncues anonim, porosia ka figuruar se është me akcesorë për telefona celular, por pas kontrollit nga shërbimet doganore është zbuluar substanca e ndaluar për të rinjtë.

Advertisement

Mirëpo këtë rast, policia e Maqedonisë së Veriut vazhdon ta mbajë të fshehtë dhe nuk ndërmerret asnjë aksion, nuk ka asnjë të burgosur, ndërsa nuk janë vazhduar as hetime.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like