Rajoni piktoresk Kapadokya i Turqisë tërhoqi afro dy milionë turistë në dhjetë muajt e parë të vitit 2021, sipas shifrave zyrtare.
Gjithsej 1,91 milion vizitorë vendas dhe ndërkombëtarë erdhën për të vizituar këtë zonë të veçantë të shkëmbinjve, qytetin nëntokësor, hotelet në shpella dhe shëtitjet me balona, shkruan Anadolu.
Kapadokya priti mbi 874 mijë vizitorë vitin e kaluar, pavarësisht kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit.
Sami Dasdeler, një nga profesionistët e turizmit në rajon, tha se trafiku turistik është rritur nga qershori dhe shkalla e frekuencës ka kaluar 80 për qind.
“Kapadokya ka një pamje të ndryshme në çdo stinë. Njerëzit preferojnë ta vizitojnë në vjeshtë pasi ka kushte të mira moti. Shëtitjet me balona janë ndër aktivitetet e patjetërsueshme për ata që vijnë në rajon”, tha ai.
Vizitorët gjithashtu mund të bëjnë turne me kalë, të ngasin automjete jashtë rrugës ose të kalojnë kohë duke ecur nëpër lugina, shtoi ai.