Kapacitetet spitalore, MSH: Vetëm edhe 80 shtretër janë të lirë

Edhe 37 pacientë të sëmurë nga virusi korona u shtruan në spitalet e Shkupit gjatë 24 orëve të fundit. Posa u lëshua në përdorim Klinika e Gastros si qendër për Kovid, dje gjatë ditës u shtruan 17 pacientë. Nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) njoftojnë se në të gjitha spitalet e vendit edhe 80 shtretër janë të lirë. Aktualisht, në kushte spitalore kurohen mbi 1,100 pacientë, apo 6,2% e të sëmurëve me CoVid-19.

 

Ministria e Shëndetësisë (MSH)
410 pacientë kurohen në repartet infektive të Klinikave të Shkupit
694 pacientë kurohen në të gjitha kovid-qendrat e qyteteve tjera

Ministri i Shëndetësisë sot foli për kuadrin mjekësor. Sipas tij, me aktivizimin e studentëve të vitit të 6 të mjekësisë dhe të specializantëve nëpër klinikat amë mantel bardhët po ia dalin mbanë. Ndonëse as gjysma e mjekëve privat nuk iu përgjigjën thirrjes për tu angazhuar në kovid-qendra, Filipçe tha se për momentin nuk ka nevojë të thirr në ndihmë mjekët dhe infermierët e pensionuar.

Nga 55 mjekë privat, të cilët janë internistë nga ordinancat private dhe kanë të lidhur marrëveshje me Fondin Shëndetësor, dhjetëra prej tyre pranuan dhe tani janë vënë në funksion. Në këtë kuptim, nuk ka nevojë të angazhohen mjekët nga pensioni, gjë që disa shtete e bëjnë. Disa vende tjera i kthejnë në punë mjekët dhe infermierët pozitivë që nuk kanë simptome apo janë në izolim për shkak të kontakteve. Por ne tani nuk e bëjmë, me këtë kuadër që kemi realizojmë sistemin e rotacionit – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Advertisement

Sfiduese mbetet edhe transportimi i rasteve urgjente nga kurimi shtëpiak deri te spitalet për kovid. Ndonëse në Shkup gjatë javës u aktivizuan disa autoambulanca ushtarake, qytetet tjera mbeten në mëshirë të donacioneve. Një e tillë u dhurua për Spitalin e Strumicës, që kishte vetëm një të vjetër.

Sot morëm donacionin më të mirë, për të cilën kishin më së tepërmi nevojë, kjo është një autoambulancë, e cila ka të gjitha pajisjet e duhura për funksionim të shpejtë. Makina që kishin ne është amortizuar dhe shpesh prishej –  deklaroi Naqe Gogov, Drejtor i Spitalit të Strumicës.

Qytetet me më shumë raste me Covid-19 janë Shkupi, Kumanovë, Tetova, Prilepi, Manastiri etj.

Adnan Qaili-AlsatM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like