










Një kamariere e cila mori një bakshish prej 4,400 dollarësh nga një grup klientësh për t’u ndarë mes saj dhe një kamariere tjetër, është pushuar nga puna pasi menaxheri i restorantit e detyroi të shpërndante shumicën e parave.





Mysafirët u morën vesh që të kontribuonin nga një bakshish prej 100 dollarësh në një restaurant në Arkansas të SHBA-ve.





Teksa grupi i paraqiti njërës prej kameriereve, Ryan Brandt, një çek prej 4,400 dollarësh për ta ndarë mes saj dhe një kameriereje tjetër që i shërbente grupit, ajo mbeti në lot.





Por menjëherë më pas, menaxherët e restorantit i thanë asaj se do t’i duhej të ndante bakshishin me të gjithë kolegët e saj – diçka që ajo tha se nuk e kishin kërkuar në tre vjet e gjysmë që ajo ka punuar atje.





“Më thanë se do t’i jepja paratë e mia menaxherit tim të turnit dhe do të merrja 20 për qind në shtëpi”, tha Brandt, duke vënë në dukje se asaj kurrë nuk i ishte kërkuar të ndajë bakshishin e saj.





Brandt, e cila studioi spanjisht në Universitetin e Arkansas, tha se ishte “e shkatërruar” që i duhej të kalonte bakshishin e madh pasi kishte planifikuar t’i përdorte paratë për të ndihmuar në shlyerjen e kredive të saj studentore, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.