Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza nga Specialja, niset për Hagë

Kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, i është konfirmuar aktakuza nga Prokuroria Speciale. Këtë e ka bërë të ditur vetë Veseli përmes një komunikate për media, të enjten.

Përmes njoftimit, Veseli ka thënë se për aktakuzën është njoftuar të mërkurën pasdite ndërkaq për në Hagë niset sot. KOHA merr vesh se Veseli aktualisht është në selinë e EULEX-it.

“Përmes kësaj deklarat e, dua t’i informoj qytetarët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe”, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours