









Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli feston sot ditëlindjen e 54-të.
Veseli u lind më 31 maj të vitit 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës.
Veseli filloi studimet e edukimit në vitin 1990 në fakultetin e agrikulturës dhe shkollën pedagogjike në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës. Veseli dinë të flasë gjuhën angleze, gjuhën gjermane dhe gjuhën serbe. Ai u zgjodh si kryetar i PDK-së pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Veseli është një nga liderët e ri të lëvizjes studentore gjatë viteve 1988-1990, i cili u angazhua për të drejtat e njerëzve dhe politike të shqiptarëve të Kosovë.
Në fund të vitit 2012, Kadri Veseli zyrtarisht u bashkua me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërsa në 27 janar 2013 u bë zëvendëskryetar i partisë. Veseli u votua Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës më 8 dhjetor 2014. Ai është ngritur si kreu i partisë PDK pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili e liroi postin për shkak të detyrimeve kushtetuese, për të marrë postin e Presidentit të Republikës se Kosovës.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Veseli u rizgjodh si Kryetar i Kuvendit më 7 shtator 2017.
Ai është i martuar me bashkëshorten e tij Violetën dhe kanë katër fëmijë.
Burimi: https://alsat.mk/kadri-veseli-feston-sot-ditelindjen/?fbclid=IwAR05q9TpHxQYLtreREc1QQcyws6lW9p2RDKq2AbOTgR34MXiPmbksNNUgHI