Juristi i njohur nga Jabollçishti: Të bashkohemi ta fitojmë Komunën e Çashkës

Juristi i njohur nga Jabollçishti, Suat Shaqiri ka bërë një thirrje të veçantë për të senzibilizuar qytetarët e Komunës së Çashkës që të bashkohen për të fituar për herë të parë këtë komunë, shkruan NMK-Post. Shaqiri ju ka bërë thirrje mërgimtarëve nga kjo komunë që të kthehen për të votuar, që për herë të parë kjo komunë të udhëhiqet nga një kryetar shqiptar. “Të dashur Mergimtar. Mergimtari eshtë ai që ka dy folë: Njërën gurbetin, tjetrën Atdheun. Mergimtari i flet dy gjuhë, njerën të NENËS e tjetrën të huaj. Ai shumë udhëton, por familjen kurrë se HARRON. Apeli im ejani të shkruajm Histori. Koha për të fituar Komunën e Çashkës. Ju të dashur mërgimtar e mbani të gjallë vendlindjen. Andaj vendlindja ju therret, por kësaj radhe Kuq e Zi; të bashkuar si asnjeherë. O sot o kurrë. Mergimtari vendos për të ardhmen e këtij vendi. Respekt për ju kudo që jeni” ka apeluar Shaqiri.
Shqiptarët në Komunën e Çashkës janë me pozitë më të vështirë. Të gjendur mes Shkupit dhe Velesit dhe të lënë pas dore si në aspekt të infrastrukturës, arsimit, ekonomisë etj. Në këtë komunë janë disa fshatra të pastra shqiptare si Jabollçishti i epërm, Jabollçishiti i poshtëm, Vranofci, Sogle, Banjica… Shqiptarët në këtë komunë janë rreth 50 përqind e popullsisë së përgjithshme, ndërsa në këtë komunë jetojnë edhe etnitete tjera muslimane. Edhe përkundër kësaj, kjo komunë që nga themelimi i saj udhëhiqet nga kryetar maqedonas.
Shaqiri është magjistër i shkencave juridike, ndërsa aktualisht është duke bërë studimet e doktoraturës në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like