Jo italian, por investitor austriak për Kodrën e Diellit! Por pse po vonohet ky investim?

Më herët thuhej se në Kodrën e Diellit do të investojë një investitor italian, por në fakt do të jetë austriak. “Informatat fillestare kanë qenë se bëhet fjalë për një investitor Italian, behët fjalë për një investitor formalisht italian, gati Tiroli lindor ku jetojnë austriakë. Javën që shkoi unë kam pas takim me ambasadorin e Austrisë i cili ka treguar interesim për të përkrahur këtë investitor se nga informatat që mora nga ambasadori se ky investitor dëshiron të futet në Maqedoni përmes biznesit që ka në Austri”, tha Bilall Kasami. Por këto investime ka kohë që janë premtuar. Kasami thotë se vonesat janë bërë pasi që marrëveshja fillestare ka qenë që investitori të investojë 50 milionë, dhe siç tha është e pa logjikshme të jepet me koncesion nëse po aq investim duhet të bëj edhe Qeveria. “Informatat paraprake kanë qenë që investitori të investojë deri në 50 milionë euro dhe kërkon investime publike, po në tënjëjtën vlerë dhe nuk ka arsyetueshmëri publike dhe juridike që ne të japim njëhapësirë aq të rëndësishme investitorit privat që të investojë aq që po shteti bashkë me komunën detyrohen që të investojnë po të njëjtën shumë.Kështu që ambasadori austriak garantoi që ai do të ndihmojë që të sigurohen fonde nga institucionet ndërkombëtare dhe për investimin publik që duhet bëhet, që të mos jetë nga fondet lokale apo shtetërore po të jetë nga fondet e jashtme me të cilën do tëlehtësoj mundësinë e arritjes së marrëveshjes me atë që investimi mos të jetë 50 milionë po atë që ka thënë edhe investitori do të shkoj mbi 150 milionë”, dekalroi Kasami. Në qendrën e skijimitnë Kodrën e Diellit për momentin ka 7 ski ashensor, ku shumica e tyre janë të vjetër që nga koha e ish sistemit komunistë. Kasami thotë se për investime është duke biseduar edhe me investitor nga Turqia, Katari dhe Dubai. Ndryshe, më 17 shkurt ditën e pavarësisë së Kosovës, biletat e skijimit për shtetasit e Kosovës do të jenë me 30 % ulje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours