Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Jep dorëheqje drejtori i Kopshtit Zoologjik në Shkup

Advertisement

Drejtori i Kopshtit Zoologjik në Shkup, Gjorgi Galetanovski ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si drejtor.
Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Ekspertët thonë: “JU DUHET të pastroni enët e gjakut nëse doni të ruani shëndetin e zemrës dhe të normalizoni presionin e gjakut…!”

Ai këtë e ka njoftuar përmes një shkrese në Facebook, ku ka njoftuar për angazhimin e tij të deritanishëm në atë funksion dhe për kontributin jo të vogël që dha gjatë tre viteve e gjysmë, informon Zhurnal.
Galetanovski nuk tregon arsyen pse ka dhënë dorëheqje por me sigurë ka të bëjë me atë që Petre Shilegov humbi zgjedhjet lokale dhe tani Arsovska ka të drejtë të emërojë dikë tjetër, dikë të vetin në atë post, andaj si duket Galetanovski nuk priti që ta shkarkojë Arsovska, por dha dorëheqje.

“Dua t’ju njoftoj se sot jap dorëheqje nga vendi im i punës si drejtor i Zoo Skopje. Në tre vitet e gjysmë të fundit kemi arritur të rritim vizitueshmërinë, të përpunojmë të gjitha projektet që i premtuam, sollëm shumë kafshë të reja për herë të parë në shtetin tonë, ndërsa fëmijët u bënë me kënd për shëtitje të përditshme. Kopshti Zoologjik u bë institucioni më i vizituar në shtet, e hapëm dhe Dino Parkun me më së shumti dinosaurë në Ballkan me mbi 400 drunjë dhe mbjellje. Hapëm Baby Zoo dhe bëmë vendbanime për flamingot dhe pinguinët me standarde botërore”, thuhet në një pjesë të shkresës që ka publikuar Galetanovski në FB.//Zhurnal.mk

Advertisement

Read Previous

Nikollovski: Nëse s’ka datë për fillim të negociatave, opozita do të del në rrugë

Read Next

Tronditëse në Turqi/ Babai vr’et vajzën 7-vjeçare me th’ikë pasi gruaja i kërkoi divorcin