Java nis me mot me diell, temperaturat deri në 11 gradë celsius

Pas motit të ftohtë në fundjavë, që viseve malore solli edhe reshjet e para të borës, gjatë javës së fundit të nëntorit rajoni ynë do të jetë nën dominim të fushave anticiklonike të pozicionuara mbi rajon dhe lindje të kontinentit.

Këto kushte favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Orëve të mëngjesit ftohtë, me ngrica të lehta, e përgjatë ultësirave priten kushte për mjegull.Sot në mëngjes ftohtë, me ngrica të lehta. Përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësira kalimtare. Temperaturat do të sillen nga -1 deri në 11 gradë celsius. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like