









“Rikuperimi nga pandemia Covid-19 dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor janë ndër sfidat kryesore të unionit”, ka deklaruar Kryeministri Slloven Janez Jansha, përcjell Nmk-post.
“Nëse BE nuk zgjerohet, dikush tjetër do të zgjerohet,” paralajmëroi Jansha në një fjalim për diplomatët sllovenë përpara fillimit të presidencës gjashtëmujore të Sllovenisë në BE në 1 korrik.
Sllovenia, e cila do të mbajë samit joformal BE-Ballkan Perëndimor në fillim të Tetorit, është veçanërisht e rëndësishme për shkak të afërsisë së saj me rajonin dhe zgjerimi i BE, tha Kryeministri, duhet të jetë një përgjigje ndaj sfidave strategjike dhe të sigurisë të aktorëve të tretë.
“Midis tyre është Turqia, e cila po përpiqet të ngadalësojë zgjerimin e BE në Ballkan,” tha Jansha.
Duke folur për pandeminë, Jansha tha se asnjë vend nuk ishte i gatshëm për të dhe se ideja globaliste se “ajo që nuk mund të siguroni në vendin tuaj, ju mund ta merrni më lirë në tregun botëror” doli të jetë iluzore./Nmk-post/