




LSDM ka paralajmëruar se përmes anketave me anëtarësinë do të zgjedh kandidatët më të mirë për kryetarë të komunave që do të garojnë në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.
Faza e parë siç bëhet e ditur do të jenë anketat me qytetarët dhe anëtarësinë, më pas kryesia bën seleksionimin dhe në fund konferencat komunale të LSDM do të zgjedhin kandidatët. Kjo fushatë pritet të zhvillohet gjatë muajve të verës.
Seleksionimin e tillë e paralajmëroi dje edhe lideri socialdemokrat, Zoran Zaev duke theksuar se ky proces do të zhvillohet gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit, për shkak se gjysma e shtatorit do të jetë fushatë, ndërsa pjesa e parë e tetorit do të përfshihet në raundin e parë zgjedhor. Kohëve të fundit, sekretari gjeneral i LSDM, Lupço Nikollovski po zhvillon takime me kryetarët e komunave nga radhët e kësaj partie, për të vlerësuar punën dhe rezultatet e tyre./Nmk-post/
