Ja sa pacientë u pranuan për 24 orë në Covid qendrat e Shkupit

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 31 pacientë për shkak të komplikimeve me coronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 479 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, përcjellë nmk-post.

 

 

Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 15 persona prej të cilëve dy janë hospitalizuar në Klinikën e Nefrologjisë, një në Institutin për TBC, pesë pacientë në Klinikën e Dermatoneurologjisë. Në ORL është pranuar një pacient në Klinikën e syve katër pacientë, ndërsa në Qendrën e Neurologjisë dy pacienë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 8 pacientë të ri me Covid-19, 8 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.

Advertisement

Gjithsej ka 479 pacientë të infektuar apo të dyshuar me COVID-19 të cilët shërohen në repartet infektive në Shkup.

 

 

“Edhe përkundër numrit të lartë të pacientëve të pranuar gjatë ditës së djeshme, sot deri në ora 8 ka pasur 40 vende të lira, ndërsa presim që gjatë ditës së sotme të regjistrohen pacientë të shëruar dhe të lirohen vende shtesë në Klinikën Infektive dhe Spitalin ‘8 Shtatori’”, thonë nga MSH./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like