Ja raste aktive me covid ka në Maqedoni

Aktivë me Kovid-19 janë 416 qytetarë në shtet, prej të cilëve 158 janë në Shkup. Sipas të dhënave dje të publikuara të Institutit për shëndet publik, nga 3.680 testet e bëra , janë regjistruar 19 raste të reja me Kovid-19, dy kanë vdekur, ndërsa 14 pacientë janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 155.612, numri i pacientëve të shëruar është 149.722, ndërsa numri i rasteve të vdekjes është 5.474./Nmk-post/