Breaking News :

nothing found
26-09-2023

Ja kush janë vendet më “Të Dehura” në botë

Advertisement

Sipas të dhënave më të fundit nga Anketa Globale e Drogës (GDS), njerëzit në Australi u dehën 26.7 herë (rreth dy herë në muaj) në 12 muajt e fundit, shumë mbi mesataren globale prej 15 herë.

Danezët dhe finlandezët pasuan në vendin e dytë me 23.8 herë, me amerikanët në vendin e tretë, me një person mesatar që dehet rreth 23.1 herë në vit.

Për sa i përket shpeshtësisë së pijeve, Franca zuri vendin e parë për numrin mesatar të ditëve që konsumohej alkool, me 132 ditë në vit, e ndjekur nga Zelanda e Re me 120. Në nivel global, njerëzit pinin dy herë në javë mesatarisht.

Vendet që “dehen” më së shumti mesatarisht:

Australia: 26.7 herë

Danimarka dhe Finlanda: 23.8 herë

Shtetet e Bashkuara: 23.1 herë

Mbretëria e Bashkuar: 22.5 herë

Kanada: 22 herë

Irlanda: 20 herë

Francë: 17.5 herë

Suedia: 16 herë

Holandë: 15.7 herë

Hungaria: 15.1 herë

Sondazhi, i cili mori përgjigje nga më shumë se 32 mijë njerëz në 22 vende, pyeti gjithashtu njerëzit për disponimin e tyre, vendndodhjen e përdorimit dhe nëse u penduan që u dehën.

Mesatarisht, të anketuarit nga Irlanda ndjenin keqardhje më së shpeshti pasi ishin dehur, duke u penduar rreth 25% të rasteve.

Advertisement

Read Previous

Osmani: Jam i bindur, në Janar marrim datën

Read Next

Kush udhëton për në shtetet e BE-së duhet ta dijë këtë