Breaking News :

nothing found
28-09-2023

Ja kush është qyteti më i shtrenjtë për të jetuar në botë

Advertisement

Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë për të jetuar në botë. Ky qytet kryesoi për herë të parë në Economist Intelligence Unit. Indeksi i dollarit amerikan krahason çmimet e mallrave dhe shërbimeve në 173 qytete.

Tel Avivi është renditur qyteti i parë më koston më të lartë të jetesës pjesërisht për shkak të performancës së fortë të shekelit ndaj dollarit, por edhe si pasojë e rritjes së çmimeve të transportit për dyqanet ushqimore. Vendin e dytë në listë e mbajnë Parisi dhe Singapori, të ndjekur nga Cyrihu dhe Hong Kongu.

Nju Jorku është renditur në vend të gjashtë dhe Gjeneva në vend të shtatë. Në Top 10-tshe përfshihen gjithashtu Kopenhagen, Los Angeles dhe Osaka. Vitin e kaluar, Parisi Cyrihu dhe Hong Kongu së bashku zunë vendin e parë në renditje. Në sondazhin e këtij viti qyteti me koston më të lirë është Damasku. Economist Intelligence Unit është departamenti i kërkimit dhe analizës së The Economist Group, botues i revistës The Economist./Top Channel

Advertisement

Read Previous

Frosina Remenski kandidohet për kryetar të LSDM-së

Read Next

Shoqata e bastorëve ndan nga 600mijë denarë për familjarët e aksi*dentit tr*agjik