Izet Mexhiti në SHBA, do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ngjarjen tradicionale “Lutjet e Mëngjesit” e cila organizohet nën kujdesin e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp.   Ky është një nga eventet më të rëndësishme të vitit në Uashington, ku marrin pjesë liderë politikë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe personalitete me ndikim nga e gjithë bota. “Pjesëmarrja e Mexhitit në këtë ngjarje vjen në kuadër të vizitave të tij të shpeshta në SHBA, të cilat konfirmojnë përkushtimin e tij për forcimin e marrëdhënieve me partnerin më të rëndësishëm strategjik të Maqedonisë së Veriut. Së fundmi, Mexhiti ishte gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Tramp duke u bërë një nga zyrtarët e lartë nga rajoni që ka ndjekur nga afër zhvillimet e fundit në politikën amerikane”, thuhet në komunikatë.  

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours