Italia pezullon vaksinimin me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç, Ja pse!

Italia ka pezulluar vaksinimin me AstraZeneca për personat nën 60 vjeç.

Personat nën 60 vjeç që kanë marrë tashmë dozën e parë të AstraZeneca, do të marrin dozën e dytë të Pfizer ose Moderna, shkruan The Guardian.

Vendimi vjen menjëherë, pasi këtë javë autoritetet shëndetësore njoftuan se një 18-vjeçar në Italinë veri-perëndimore kishte humbur jetën 2 javë më parë pas vaksinimit me AstraZeneca.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha: Vendimi për të vaksinuar me AstraZeneca vetëm personat mbi 60 vjeç “do të ketë një efekt në fushatën e vaksinimit, por unë jam i sigurt që në korrik dhe gusht situata do të përmirësohet”.

Advertisement

Sipas një raporti të publikuar këtë javë, AIFA tha se incidenca e mpiksjes së gjakut pas vaksinimit ishte rreth një në 100,000 të vaksinuar, kryesisht nën 60 vjeç./abcnews.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like