Policia ka njoftuar sot përmes raportit se një grua është arrestuar në Prishtinë pasi kishte penguar procesin mësimor.
Gruaja në fjalë është mësuese dhe e njëjta ka penguar procesin pasi ishte marrë vendimi për ta transferuar në një shkollë tjetër të kryeqytetit.
Klankosova ka kontaktuar drejtoreshën e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushakun, e cila tha se vendimi për transferimin e saj është marrë nga Komisioni Disciplinor.
“Mësuesja është transferuar në një shkollë tjetër. Ky vendim është marrë nga Komisioni Disciplinor, meqë ka pasur ankesa nga prindërit e klasës së të njëjtës mësuese”, tha Lushaku – Sadriu.
Advertisement
E dyshuara më herët ka qenë e punësuar në shkollën “Pjetër Bogdani” në kryeqytet.
Advertisement
Advertisement