Ishte diagnostikuar me leukemi akute – Vdes infermierja Qendresa Llapashtica Ismajli, la pas dy vajza

Sot gjatë orëve të mëngjesit ka vdekur Qendresa Llapashtica Ismajli, 26 vjeçarja për të cilën familjarët kërkuan ndihmë për shërim jashtë Kosovës.

Lajmin e hidhur e ka dhënë bashkëshorti i saj Erduan Ismajli.Njoftim, me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë ju njoftojmë se me 17.10.2023 ndërroi jetë më e dashura jonë Qendresa Llapshtica-Ismajli. Varrimi bëhet me datë 19.10.2023 në Prishtinë tek varrezat e Dragodanit me namazin e drekes (13:00). Te pikëlluar familja Llapashtica dhe Ismajli”

Advertisement

Qëndresa la pas dy vajza, njëra 2-vjeçe e tjetra 2 muajshe.

Ishte diagnostikuar me leukemi akute, shërimi i së cilës fatkeqësisht nuk ishte i mundur të bëhej në Kosovë.

Advertisement
Advertisement