Ish-ushtarja e UÇK-së ftohet nga Specialja

Gjykata e Hagës i ka dërguar ftesë ish-ushtarës së UÇK-së, Sadete Doda.

Doda më 26 janar do të paraqitet në zyret e EULEX-it, ka bërë të ditur ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, transmeton Zeri.info.

“Çlirimitaret e Kosovës krenar po përballen me betejën e fundit për Kosovën. Rreshtit Çlirimitar edhe njëher është ftuar ti bashkohet edhe Sadete Doda-SHOTA. Ajo me datën 26.01.2021 do te paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë. Çlirimitaret do kthehen faqebardhe por si do jetojne me turpin mjeranet qe deponuan dosje në Hage!”, ka shkruar Musliu.

Advertisement

Nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar Doda, e cila në luftë është njohur me emrin “Shota”./Zëri

Advertisement
Advertisement

You May Also Like