Isa Mustafa Vjosës: Ulja në prehër të kundërshtarit është kapitullim

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Avdullah Hoti, kanë hapur zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Përmes një video-incizimi, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kjo parti nuk i dëshiron të gjitha pushtetet sikurse rivalët e tij.

Mustafa përmendi edhe Vjosa Osmanin për të cilën tha se ajo arriti dy pozita falë votave të LDK-së, e që më pas tradhtoi besimin e tyre dhe të qytetarëve.

Isa Mustafa shtoi se me votë qytetarët do të refuzojnë përpjekjet për instalimit e pushtetit autoritar në zemër të Evropës.

“Për 50 ditë të qeverisjes u provuam se ata nuk janë të aftë për të qeverisur shtetin, por janë të gatshëm të dezertojnë nga përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe partnerëve tanë. Sovraniteti i Kosovës dhe integriteti cenohet në themel nga rrezikimi i marrëdhënieve me partnerët euroatlantikë. Fatkeqësisht kësaj valle iu bashkua edhe kandidatja jonë për kryeministre në zgjedhjet e kaluara. Ajo u bë kryetare e Kuvendit dhe u.d. e presidentes me vota të LDK-së. I mori të gjitha privilegjet dhe tradhtoi besimin tonë dhe tuaj. Ulja në prehrin e një partie të ekstremit të majtë të kundërshtarit tonë politik nuk është ndryshim, është kapitullim politik, kapitullim njerëzor dhe etik”, u shpreh Mustafa.

Advertisement

Ai teksa kritikoi qeverisjen Kurti tha se se kur u emërua Hoti kryeministër kishin paralajmërime për tërheqje të ushtrisë amerikane.

Më tutje, Mustafa u shpreh i bindur për fitore për të vazhduar kështu “me punën e mirë të Hotit”.

Hoti prezantoi kandidatët për deputetë dhe programin qeverisës të LDK-së.

Po ashtu, Hoti ka treguar punët e bëra në mandatin e tij si kryeministër i Kosovës.

“Prioritet i jonë i parë është shëndetësia. Do të sigurohemi që qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19, të fillojmë me sigurimet shëndetësore dhe Sistemin Informativ Shëndetësor dhe modernizim i pajisjeve mjekësore”, tha ai.

Sipas Hotit,  prioritet i dytë është arsimi. Kandidati i LDK-së u zotua edhe për zhvillimin e turizimit e pavarësimin e kulturës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like