Isa Mustafa jep dorëheqje?

Isa Mustafa do të japë sot dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së gjatë mbledhjes së kryesisë së partisë.Burime të lajmi.net brenda LDK-së bëjnë të ditur se Mustafa ka vendosur të tërhiqet nga roli drejtues pas rezultatit dëshpërues në zgjedhjet e 14 shkurtit.Lutfi Haziri ose Kujtim Shala pritet të jenë pasardhës të tij në pozitën e kryetarit.Partia e Mustafës ka shënuar humbjen më të thellë në historinë e saj në zgjedhje. LDK nuk ka fituar në asnjë komunë ndërsa ka humbur thellë edhe në komunat ku udhëheqin zyrtarë të këtij subjekti politik.Kur janë numëruar 99.23% të votave, LDK-ja renditet në vendin e tretë me 102 mijë e 959 vota apo 13,08%./Lajmi.net/

Advertisement

Burimi: https://www.periskopi.com/isa-mustafa-jep-doreheqje-si-kryetar-i-ldk-se/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like