Inspektorati i Shëndetësisë po e heton rastin! Spitali i Tetovës doli me sqarim për 8 vjeçarin e lënduar

Tetë vjeçari nga Tetova, i cili dje kishte lënduar rënd kokën është shtruar në repartin e neurokirurgjisë në qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Në mbrëmjen e së mërkurës në spitalin e Tetovës pati tensione, për shkak ankesave të familjarëve dhe të afërmve të pacientit, të cilët thoshin se pasi djaloshit i është dhënë mjekimi fillestar, nuk është hospitalizuar por është lëshuar për në shtëpi. “Fëmijë është pranuar në qendrën urgjente në ora 14:25 minuta fillimisht është tirazhuar sipas protokollit. Fillimisht gjendjen e kanë konstatuar mjekët e urgjencës ndërsa më pas është thirrur edhe neurokirurgu Blerim Zeqiri. Pas Tirazhimit pacienti dërgohet në CT të kokës dhe në ora 14:35 lexohet skeneri poshtë tek kompjuteri dhe monitori dhe mjeku Blerim Zeqiri vendos për hospitalizimin e pacientit në mjekim intensiv. Pranimi pacientit bëhet në ora 15:08, ku monitorohen shenjat vitale të jetës”, thonë nga Spitali i Tetovës. Familjarët gjatë ditës së djeshme u ankuan se mjekja nuk e ka pranuar pacientin në dhomën intensive. “E kanë marr fëmijët e kanë sjell në spital njëherë e kanë qepë në spitalin e ri dhe më pas e kanë sjell këtu. Kanë dalë mjekët e shohin se me gjak është djali dhe nuk e pranojnë dy orë”, u shpreh Sali Krasniqi – familjar. “Ora dy ka ndodhë rasti. Shihe tash sa është ora! 04:40 minuta. Kur e kanë marr djalin lartë? “Tash e kanë marr”. Dy orë ka qëndruar aty djali”, tha Daim Krasniqi – familjar. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga SPB Tetovë nga ku thonë se një djalosh tetëvjeçar ka qenë duke luajtur dhe duke tërhequr derën e përparme të një kontrolli teknik, e cila ka dalë nga shinat dhe ka rënë mbi të. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori publik, ndërsa ekipi nga SPB Tetovë ka kryerinspektimin në vendin e ngjarjes. Televizioni 21 mëson se për këtë rast inspektorati nga ministria e shëndetësisë ka qenë sot në spitalin Tetovës duke kërkuar detaje.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *