India preket nga një sëmundje misterioze, qindra persona të shtruar në spitale

Pandemia e koronavirusit na ka bërë shumë të ndjeshëm në lidhje më sëmundjet infektive që shfaqen në të gjithë botën.

India ka raportuar për një fenomen shqetësues që ka ndodhur në rajonin Adhram Pradesh ku deri tani një person ka humbur jetën dhe 227 të tjerë janë shtruar në spital nga një sëmundje e pashpjegueshme.

Sipas mjekëve, njofton BBC, pacientët kishin një gamë të gjerë të simptomave që nga të vjedhat deri të rënia pa ndjenja, ndërsa akoma nuk është shpjeguar se cilët janë faktorët që kanë sjellë këtë gjendje te personat e sëmurë.

“Njerëzit që u sëmurën, veçanërisht fëmijët, papritmas filluan të vjellin pasi u ankuan për djegie të syve. Disa prej tyre u ra të fikët ose pësuan sulme ,” tha një oficer mjekësor në Spitalin Qeveritar Eluru për Gazetën Indian Express.

Kryeministri i shtetit, Jaganmohan Reddy, tha se ekipet speciale mjekësore po dërgohen në Eluru për të hetuar shkakun e sëmundjes. Z. Reddy pritet gjithashtu të vizitojë qytetin për t’u takuar me pacientët dhe familjet e tyre.

Advertisement

Srinivas tha se mostrat e gjakut të pacientëve nuk zbuluan ndonjë provë të një infeksioni viral.

“Ne përjashtuam ndotjen e ujit ose ndotjen e ajrit si shkak pasi zyrtarët vizituan zonat ku njerëzit u sëmurën,” tha ai. “Është një sëmundje misterioze dhe vetëm analiza laboratorike do të zbulojë se çfarë është.”

Advertisement
Advertisement

You May Also Like