Breaking News :

nothing found
23-09-2023

Indeksi i korrupsionit në botë e nxjerr Maqedoninë e Veriut në vendin e 81-të në mesin e 194 shteteve

Advertisement

Edicioni i fundit i Indeksit të Korrupsionit-2021, që publikohet nga “The Trace International”, e sjell Nistori, tregon që Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 81-të, ndërsa kërcënimi i korrupsionit në sektorët më të rëndësishëm mund të vlerësohet si relativisht mesatar. Bëhet fjalë për raportin vjetor që vlerëson gjendjen e korrupsionit në 194 vende bazuar në ryshfetin në biznes/ekonomi – në fushën e vlerësimit të ndërveprimeve të biznesit me qeverinë – parandalimin dhe zbatimin e luftës kundër ryshfetit – transparencës së Qeverisë dhe Shërbimit Civil – kapaciteti për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civile.

Përndryshe, TRACE international është një shoqatë biznesi e njohur globalisht që i përkushtohet luftë ndaj korrupsionit dhe promovimin e qeverisjes së mirë dhe pajtueshmërisë, sjell të dhëna të tilla edhe për Ballkanin, konkretisht edhe Maqedoninë e Veriut.

Indeksi shpalos rrezikun e ryshfetit në biznes në 194 ekonomi të botës.

Sipas të dhënave të këtij viti, Maqedonia e Veriut është në vendin e 81-të në indeks dhe ka gjithsej 44 pikë, po aq sa ka edhe Vanuatu, Peru, Montenegro dhe India.

Në sferën e vlerësimit të ndërveprimeve të biznesit me Qeverinë, Maqedonia e Veriut vlerësohet me notën mesatare prej 46 pikësh. Kurse në parandalimin dhe zbatimin e luftës kundër ryshfetit Kosova vlerësohet me një notë mesatare prej 48 pikësh.

Sa i përket transparencës së Qeverisë dhe Shërbimit Civil, Maqedonia e Veriut ka marrë një rezultat mesatar prej 45 pikësh.

Poashtu në lidhje me kapacitetin për Mbikëqyrjen e Shoqërisë Civile në indeksin e korrupsionit, Maqedonia e Veriut është vlerësuar me 38 pikë. Pas RMV-së janë Sao Tome dhe Principe, Kolumbia dhe Jordani. Vendet tjera të Ballkanit me rrezikun më të ulët të ryshfetit, ku Shqipëria radhitet në vendin e 110-të, Kosova në vendin e 93-të, Serbia në vendin e 106-të, Bosnja dhe Hercegovinë në vendin e 132-të.

Tri vendet e para nga vlerësimet në indeks (me rrezikun më të ulët të ryshfetit) janë Danimarka, Norvegjia dhe Suedia.

Tri vendet e fundit (me rrezikun më të lartë të ryshfetit) janë Eritrea, Turkmenistani dhe Koreja e Veriut.

Advertisement

Read Previous

Lorer: 14 dhjetori nuk është afat realist për arritjen e një marrëveshjeje të plotë me RMV-në

Read Next

Enver Hoxhaj nënkryetari i ri i Kuvendit të Kosovës