Deputetja nga koalicioni ASH-AAA, Ilire Dauti, në Click Plus theksoi se Kuvendi bllokohet pasi që sipas saj shumica parlamentare nuk ka numra dhe jo nga opozita.
“Është i çuditshëm fakti se sukses kanë filluar ta llogarisin momentin kur e arrijnë kuorumin. Kjo është e dhimbshme për të gjithë ne.
Mbi të gjitha për qytetarët të cilët presin nga kjo Qeveri që t’ju zgjidhin të gjitha ato halle që e presin në vazhdimësi. Për pjesën tjetër të bllokimi që është si pasoj e bllokimit që na është bërë për shkak të propozim ligjit për shtetësinë ku Qeveria në mënyrën e vetë gjeti mekanizëm për të bllokuar në një farë mënyre për të dhënë mendim krejtësisht negativ dhe për t’i dhënë mendim Kuvendit që të mos e miratoj një propozim ligj të tillë dhe nga ana tjetër opozita maqedonase e cila me qindra amendamente e bllokoi në Komisionin amë.
Duke parë që në këtë mënyrë neve na kthyen me propozim ligjin tonë edhe shumica parlamentare edhe opozita maqedonase ne vetëm e kemi kthyer në të njëjtën mënyrë. Pra bllokimin me bllokim”, tha Ilire Dauti nga koalicioni ASH-AAA./TV21/