Breaking News :

nothing found
23-09-2023

IEA parashikon rënie të kërkesës globale për naftë

Advertisement

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) rishikoi poshtë parashikimin e saj për rritjen e kërkesës globale për naftë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19.

Sipas “Raportit të Tregut të Naftës” të IEA-së për muajin nëntor, rritja e rasteve me COVID-19 pritet të ngadalësojë kërkesën globale për naftë, veçanërisht kërkesën për transportin ajror dhe karburantin e avionëve.

Për shkak të ngadalësimit të përmendur, agjencia uli parashikimin e saj për rritjen e kërkesës globale për naftë me 100 mijë fuçi për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, krahasuar me raportin e mëparshëm.

Sipas kësaj, kërkesa globale për naftë pritet të arrijë në afërsisht 96 193 000 fuçi këtë vit, me një rritje prej 5 367 000 fuçi në ditë krahasuar me vitin e kaluar. Vitin e ardhshëm kërkesa pritet të kthehet në nivelet e para pandemisë duke arritur në 99 534 000 mijë fuçi me një rritje prej 3 341 000 fuçi në ditë.

Sipas raportit, në vitin 2020 kur filloi pandemia kërkesa globale për naftë e cila u ul në 90 826 000 fuçi në ditë, në vitin 2019 ishte 99 549 000 fuçi.

Ndërsa rajoni Azi-Paqësor këtë vit pritet të kryesojë kërkesën për naftë me 35 618 000 fuçi në ditë, vlerësohet se ky rajon do të pasohet nga Amerika me 30 148 000 fuçi dhe Evropa me 13 717 000 fuçi. Parashikohet që rajoni i Azi-Paqësorit të forcojë pozicionin e tij në vitin e ardhshëm dhe kjo renditje nuk do të ndryshojë.

Në nëntor u rrit furnizimi global i naftës

Sipas raportit, prodhimi global i naftës arriti në 98 370 000 fuçi në ditë, me një rritje prej 970 mijë fuçi në krahasim me muajin e kaluar.

Me rritjen e prodhimit të SHBA-së dhe grupit OPEC-Plus për të parandaluar tkurrjen e tregut, vlerësohet se prodhimi global i naftës do të tejkalojë kërkesën që nga dhjetori dhe ky trend do të vazhdojë vitin e ardhshëm.

SHBA-ja, Kanadaja dhe Brazili në vitin 2022 pritet të arrijnë nivelet e tyre më të larta vjetore të prodhimit ndonjëherë dhe me këtë rritje, prodhimi i naftës në vendet jashtë OPEC-Plus pritet të rritet mesatarisht me 1.8 milionë fuçi në ditë. Vlerësohet se Arabia Saudite dhe Rusia mund të thyejnë rekorde të prodhimit nëse grupi OPEC-Plus zbut plotësisht ndalesat e prodhimit.

Thuhet se nëse vendet në fjalë rrisin prodhimin, prodhimi global i naftës vitin e ardhshëm mund të rritet me 6.4 milionë fuçi.

Advertisement

Read Previous

“Ja u marrsha dhimbjen e shpirtit…”, Adriana Matoshi i reagon ashpër Donaldit dhe Einxhelit pas debatit që patën me Arjolën

Read Next

Don Xhoni për radion gjermane: Shqiptarët nuk janë hajdutë, ata janë pjesë e rëndësishme e Gjermanisë