Ibrahimi: Taravari optimist i mirë, unë s’mund të them se do të ketë zyrtarizmi të plotë të gjuhës shqipe

Ndonëse ministri i Shëndetësisë, njëherit edhe i pari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ishte optimistë dhe tha se do të ketë zyrtarizim të plotë të gjuhë shqipe në Maqedoni, i pari i Alternativës, ishte më i kursyer, përcjell TV21. Ibrahimi tha se, pa e zgjidhur çështjen e bartësit të sovranitetit, nuk mund të zgjidhet çështja e politikës gjuhësore dhe për këtë, Ibrahimi theksoi se, nuk mund të thotë se do të ketë zyrtarizim të plotë të gjuhës shqipe në shkallë të maqedonishtes. “Unë mendoj se z.Taravari është optimist i mirë në këtë rast, por për shkak se unë e di se si shkon definicioni i politikave gjuhësore, nuk dua ta jap fjalën se do të bëhet zyrtare, për shkak se kjo është e lidhur me tekstin e Preambulës, për atë se kush është bartës i sovranitetit, dhe nuk mundesh pa e zgjidhur çështjen e bartësit të sovranitetit, që të mund ta zgjidhim çështjen e politikës gjuhësore, andaj unë jam më i kursyer. Unë shpresoj që ne do të bëjmë avancim të ri të shqipes, por nuk mund të them me plot gojë se do të ketë zyrtarizim të plotë të gjuhës shqipe në shkallë të maqedonishtes”, tha Ibrahimi në Daily Click.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *