Breaking News :

nothing found
23-09-2023

I verbër, por, s’lë kohë namazi pa e falur

Advertisement

Sytë i ka të verbër, por kjo nuk e ndal të dalë pesë herë në xhami. Sytë e tij nuk shohin dritën e as bukuritë që Zoti i Madhërishëm i krijoi.

E këtë mangësi Ifraim Ceka po e përmbush në xhami, aty ku zemra e tij arrin të ndriçojë dhe të përjetoi kënaqësinë dhe ëmbëlsinë e namazit. Në borë e shi, mëngjes e mbrëmje, ai asnjëherë nuk ndalon hapin drejt xhamisë së fshatit. Aty thotë që gjen prehje dhe kënaqësi.

Për më tepër motivi i tij për jetë shkon edhe më tej.

Kohën e lirë e kalon në punëtorinë e tij, ku drurin e përpunon me mjeshtri.

Mungesa e shikimit nuk e pengon që të jetë një zdrukthëtar i zoti e që ia plotëson edhe boshllëkun që ai ka.

Për më tepër shikojeni storien:

https://fb.watch/9m2L0NPS5O/

Advertisement

Read Previous

Ndërron jetë në moshë të re aktori i teatrit shqiptar

Read Next

Vëllai i Mateos mbledh firmat në shesh, i shkatërruar dhe i prekur nga ngjarja