I mohuan “Topin e Artë”, Lewandowski flet për “France Football”, zbulon idhujt e tij

“France Football” vendosi të mos akordojë këtë sezon “Topin e Artë” duke i hequr mundësinë Robert Lewandowskit të fitonte për herë të parë këtë trofe. Pavarësisht këtij fakti, sulmuesi i Bayern Munich ka folur për prestigjiozen franceze duke treguar idhujt e tij dhe flet krahasimin që i behet me Messin dhe Ronaldon: “Kur isha i vogël admiroja kampionë si Del Piero, Roberto Baggio dhe Henry.

Krahasimi me Messi dhe Ronaldo? Nëse i referohemi numrave të golave këtë vit apo edhe të tjerëve mendoj se mund ti ftoja në tavolinën time për të ngrënë së bashku”, u shpreh polaku duke rrëfyer me pas një prapaskenë nga merkato: “Pas vitit tim të parë tek B.Dortmund kisha folur me Ferguson i cili më dëshironte tek Man.United por Dortmund nuk më lejoj të largohesha”, u shpreh Lewandowski. Pak ditë më parë, Lewandowski u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA duke mposhtur në finale pikërisht Messin dhe Ronaldo.
(BalkanWeb)

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like