I ftohti polar kaplon Maqedoninë, temperatura deri në -18

Maqedonia e Veriut sot, sipas paralajmërimeve të meteorologëve, do të kaplohet nga i ftohti polar nga faza e verdhë me temperatura të ulëta të cilat do të zbresin deri minus 18 gradë.Nga DPHM thonë se moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë një erë e lehtë veriperëndimore.Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -18 deri -7, ndërsa maksimalja do të arrijë -3 deri 5 gradë Celsius.Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shoqëruara me erë të lehtë veriperëndimore. Temperatura minimale do të ulet në -12, ndërsa maksimalja do të arrijë 2 gradë Celcius.Deri të shtunën, moti do të mbetet i qëndrueshëm me temperatura të ulëta në mëngjes, ndërsa temperaturat ditore do të rriten. Në disa lugina në mëngjes do të ketë kushte për mjegull. Të shtunën gjatë ditës dhe gjatë natës drejt së dielës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut dhe borës në vendet e ulëta, ndërsa dëborë në vendet më të larta dhe në male. Reshjet do të jenë më pak intensive./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like