Tragjedi – kamioni ne hyn ne kahje te kundert ne autostradë. Humbin jetën një çift

AMSM njofton se në ora 08:00 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Manastir-Prilep, te kryqëzimi “Lagovo”.

Informatat fillestare thonë se kamioni ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt dhe është përplasur me veturën e Nikolla dhe Natasha Vasilevskit, ndërsa drejtuesi i kamionit është lënduar. Nga ndihma mjekësore bëjnë të ditur se ata e kanë marrë thirrjen rreth orës 07:45.