Advertisement
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK Enver Hoxhaj, sonte ka qenë i ftuar në emisionin Prime Time në Kanal 10. I pyetur nëse PDK do të bënte koalicion paszgjedhor me ndonjerën parti politike, Hoxhaj u shpreh, “Secila parti që përkrah ose mbështet programin e PDK-së, si në politikat e brendshme poashtu edhe të jashtme do bëjmë koalicion”, përcjell NMK-Post. Gjithashtu, Hoxhaj më tej bëri të ditur se PDK nuk ka vija të kuqe me asnjërën nga partitë politike.
Advertisement