Hoxhaj: Falë NATO-s dhe dëshmorëve të UÇK-së Kosova frymon e lirë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, thotë se falë NATO-së dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) frymon e lirë si shtet i pavarur dhe është faktor i stabilitetit për rajonin. Këtë Hoxhaj e tha pasi që sot bëhen 22 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës që i dha fund luftës në Kosovë. “22 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Kumanovës që i dha fund luftës në vendin tonë.

Për 78 ditë, kombet që u rreshtuan në anën e të drejtës historike nën ombrellën e NATO-s, bombarduan deri në dorëzimin dhe dëbimin e Serbisë nga Kosova, duke parandaluar gjenocidin e planifikuar të Millosheviqit. Sot, falë NATO-s dhe dëshmorëve të UÇK-së, Kosova frymon e lirë si shtet i pavarur dhe është faktor stabiliteti për rajonin. Përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./21Media

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like