Ky vendim i Qeverisë “Kurti” është kritikuar nga opozita e ish-zv.ministra të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ish-zv-ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha në një prononcim për Front Online ka thënë se pushteti aktual këto vendime për mërgimtarët po i merrë për përfitimin e votave në prag të zgjedhjeve.
Ai thotë se ky vendim ani pse është në të mirë të qytetarëve është në dëm të buxhetit të shtetit.
“Janë vendime të ligjshme dhe përfitojnë qytetarët. Duke pasur për bazë periudhën që pritet për disa muaj të jemi në zgjedhje është e pritshme që të ketë një dozë të përfitimit politik për vota si për heqjen e polices dhe për vendimin e tarifës për rikthimin e shtetësisë, kjo e dëmton buxhetin e shtetit por ky është vendim i Qeverisë”,
Rikthimi i shtetësisë/ Kurti kalkulon sërish në votat e diasporës