Kryetari i Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha, i thotë Qeverisë, por edhe institucioneve, që t’i marrin seriozisht kritikat për rrugën evropiane të Maqedonisë dhe të fillojnë sa më parë t’i zgjidhin detyrat e shtëpisë.
“Normalisht rruga drejt Bashkimit Evropian nuk është vetëm deklarative, por duhet të përpunohen edhe obligimet e ndërmarra për atë rrugë. Dhe, absolutisht, deklaratat e ambasadorit Kopp duhen marrë seriozisht. Paralelisht me përcaktimin deklarativ për anëtarësim në BE, institucionet dhe veçanërisht Qeveria duhet t’i bëjnë detyrat e tyre, veçanërisht në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe reformave në sistemin e drejtësisë”
Advertisement
Advertisement
Advertisement