Hoxha jep lajmin e mirë / Pas plot 22 vitesh, sot Policia Pyjore përfitoi pagë 30% më të lartë se ajo e deritanishmja

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, në rrjetin social fejsbuk ka shpërndarë lajmin e mirë që pas plot 22 vitesh, sot Policia Pyjore përfitoi pagë 30% më të lartë se ajo e deritanishmja, përcjell Zhurnal.mk
“Kohë më parë, ne nënshkruam Marrëveshjen Kolektive, me të cilën rregullohet statusi, e drejta, detyrimet dhe përgjegjësitë në lidhje me punësimin e punonjësve në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Me Marrëveshjen e re Kolektive, për herë të parë, të drejtat dhe detyrimet për të ardhurat personale të nëpunësve të autorizuar në Policinë Pyjore janë të rregulluara në mënyrë sistematike. Gjithashtu për herë të parë është rregulluar edhe e drejta për të marrë një ndihmë në shumën prej 30% për komponentë, nivel për nëpunësit e autorizuar për shkak të llojit, natyrës dhe kompleksitetit të punës që kryejnë, si dhe për shkak të peshës dhe kushteve të veçanta nën të cilat kryhen punët.
Sot, Sindikata e Pavarur e Policisë Pyjore falënderoi publikisht të gjithë ata që kishin durim dhe besuan në përpjekjet e përbashkëta për të arritur deri tek pagat më të larta dhe deri tek të drejtat më të avancuara për Policinë Pyjore.”, ka shkruar Hoxha.

Advertisement

Ai përgëzon të gjithë dhe u uroj shëndet të mirë për të shpenzuar paratë e fituara me ndershmëri.
“Shpresoj se së bashku do të kemi edhe shumë suksese të tjera profesionale. Le të jetë ky një motiv shtesë edhe për luftë më të fuqishme kundër krimit dhe korrupsionit, në mënyrë që të zhdukim prerjet ilegale dhe të paligjshme nëpër pyjet tona.”, ka shkruar Hoxha

Advertisement
Advertisement

You May Also Like