Arjanit Hoxha
Më lejoni që fillimisht t’ju uroj gjithëve këtë përvjetor kaq të rëndësishëm të një momenti të lavdishëm historik i cili përmbylli mileniumin e fundit me lavdinë më të madhe për ne si komb duke kujtuar dhe festuar pas 25 viteve çlirimi e Kosovës nga okupimi barbar serb që ushtronte dhunë sistematike të të gjitha llojeve mbi qytetarët e Kosovës e që kulmoi në kohën e regjimit më të tmershëm të shekullit të fundit të udhëhequr nga kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviqin.
Megjithë se ky përvjetor është ditë feste për të gjithë ne, nuk duhet të harrojmë se festa nuk mund të jetë e plotë derisa udhëheqësit kryesor të luftës çlirimtare në Kosovë në mënyrë të padrejtë po gjykohen në gjykatën speciale në Hagë, prandaj urojmë që përvjetori i ardhëshëm të jetë edhe duke festuar lirinë e tyre dhe vërtetësinë e luftës së lavdishme për çlirim dhe mëvetësim të Kosovës.